Avari në linjën 35kV L30-11 Shijak – Vorë, mbeten pa energji disa zona në Tiranë dhe Shijak

Si pasojë e dëmtimit të degëzimit të kabllit të linjës 35kV L30-11 Shijak – Vorë, sot në orën 13:36 mbetën pa energji NST Vorë dhe NST Manëz. Për pasojë mbetën pa energji disa zona në Tiranë dhe Shijak si:

Tiranë/Zona Vorë-Marikaj, zona pranë stacionit të Trenit Vorë, Marikaj, rruga (Vorë-Rinas), Gerdec, Markqinet, Gjokaj, Kodër Bërxullë, Prezë

 Shijak/ Gjiri i Lalëzit, Ishëm, Rushkull, Perlat, Hamallaj rrotull, Kamerras, Radë, Bilalas

Grupet e avarisë së OSSH i dhanë energji kësaj zone dhe brenda 10 minuta iu dha energji NST Vorë, ndërsa në ora 14:10 mori energji dhe NST Manëz. Aktualisht të gjithë abonentët e prekur nga kjo avari furnizohen normalisht me energji elektrike.