Avari në linjën 35kV L30 – 9 Fier 220 – Patos, pa energji disa zona në Fier

Për shkak të një avarie në mesnatë në linjën 35kV L30 – 9 Fier 220 – Patos ka mbetur pa energji Pika shpërndarëse Ballsh që furnizon me energji qytetin Ballsh dhe zonat përreth tij: Usoj, Kalein, Kolac, Greshic, Astir & Kompani, Ladi Sulaj, Patos, Lagjet: Rerez, Drelia, Qineqar, Fiqet, Rozhdie, Patos Fshat, Kasmit,
Lalaj, Gjorgoz, Fshati Kuqe, Lagjet: Marglic, Dukas, Griz Traps, Ruzhdie, Gjinaqare, Gjorgovi, Lalaj. Grupet e punës janë në terren dhe po punojnë për rikthimin sa më shpejt të energjisë tek të gjithë abonentët