Avari në n/stacionin e Patosit, pa energji disa komuna

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se si pasojë e një avarie në n/stacionin e Patosit kanë mbetur pa energji disa komuna në qarkun e Fierit si bashkia Patos, Roskovec, komunat Zharëz, Ruzhdie, Portez, Kurjan, Strumë.

Pa energji kanë mbetur dhe fidrat e Albpetrolit, fabrika e këpucëve, subjekti “Albastar”, pa energji kanë mbetur dhe dy komuna në Berat, Çukalat dhe Kutalli.