Remonte në disa n.stacione, nesër kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se nesër nga ora 09.00 deri në orën 10.00 do të kryhen punimet në n.stacionin e Karbit.
Për pasojë do të ketë kufizime energjie në disa zona si:
rruga “Siri Kodra”, rruga “Agalli Taka”, rruga “5 Maji”,rruga “Dibrës”, rruga “Bardhyl”,subjektet private Llaqe dhe Ish-Magazinat Tregtisë.
OSHEE do të stakojë energjinë dhe në n.stacionin e Qafë Mollë, nga ora 12:00 deri ne 14:00
Gjatë këtij intervali kohor, do të ketë kufizim energjie në disa zona si: Fidrat e Pompave të Ujësjellësit Tiranë; Fshatrat: Shënmëri, Shkallë, Shëëngjergj, Shupal, Zallbastar.

Nga ora 09.00 deri në orën 13.00 do të kryhen punime në n.stacionin e Shijakut,për pasojë do të ketë kufizim energjie në disa fshatra si Rreth, Romanat, Hardhishte, Çizmeli, Likesh dhe Ujësjellësi i fshatrave.