Avari në n/stacionin e Shkozetit, pa energji disa komuna

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se mbrëmjen e djeshme moti i keq ka shkaktuar një avari në n/stacionin Shkozet -Shijak duke dëmtuar degëzimin ” Kantina e Veres”.

Për pasojë kanë mbetur pa energji disa komuna në Tiranë e Durrës, Bashkia Manzë, Komuna ”Katund i Ri”, ”Xhafzotaj”, ”Berxullë”

Si dhe fshatrat Rreth, Maminas, Romanat, Shkallnur, Gjepalaj, Hamallaj, Gjokaj, Gërdec, Marikaj.

Po punohet për kthimin e shpejtë të energjisë.