Back

Avari në n/stacionin Jagodinë, pa energji disa subjekte private në Fier

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të një avarie në linjën 35 kV Jagodinë – Libofshë, kanë mbetur pa energji n/stacioni Libofshë, Karavasta, Ardenicë.

Për pasojë nuk kanë marrë energji, subjektet private Fabrika e tullave “Fortis2”, Fabrika miellit  “Mulliri i Artë”.

Ndërsa në zonën e Fierit janë pa energji ish komunat Libofshë dhe Agim.

Në Lushnje, kanë mbatur pa energji Kolonja, Ardenica, Vajkani si dhe hidrovori dhe sektori i Lagunës së Karavastasë.