Avari në n/stacionin TEC Kombinat, pa energji disa zona
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton për stakimin në n/stacionin Tec Kombinat të TRF nr.2 për shkak të një defekti në celësin kryesor.
Ky celës është është i mbingarkuar në periudhën e dimrit dhe nuk siguron punë normale megjithë shërbimet e shpeshta që kryen brigada e remontit .
Nga personeli i turnit është nën kontroll të vazhdueshëm.
Si pasojë e stakimit të tij kanë mbetur pa energji elektrike rreth 5713 abonentë në Tiranë konkretisht në Kombinat: Rr.“Llambi Bonata“, rruga “’Llazi Miho”. “Shaban Bardhoci”, “’Petraq Leka”, “Tanush Frasheri”, “Bedri Cuhaj”, rruga “ Haki Stermilli”, rruga “Petraq Leka” (pjeserisht); Rruga “Hamdi Cenoimeri” si dhe bizneset në rrugën nacionale Tec-Prush, fshatrat Prush, Lajm, Damjan, Vaqarr (pjesërisht).
