Avari në disa n.stacione, OSHEE: Po punohet për normalizimin e situatës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton për një avari që ka ndodhur në n/stacionin e Corovodës, në fidrin Potom.

Sipas informacioneve nga drejtoria rajonale e Beratit mësohet se është djegur transformatori dhe po punohet intensivisht për zëvendësimin e tij.

Në n/stacionin Pobrat, fidri nr.5 10 kV është me defekt për shkak të rrëzimit të 2 shtyllave të tensionit të Mesëm si pasojë e rrëshqitjes së dheut.

Për pasojë kanë mbetur pa energji fshatrat Cukalat, Krotinë, Mjeshovë, Bistrovicë Allambrezë.

Në n/stacionin Bicukas, fidri nr.11 10 kV, 82 kabina nuk kanë energji duke mos furnizuar dot bashkinë Divjakë, plazhin Divjakë, Xeng, Mizë dhe Zhamec.

Në zonën e Korcës, u riparua defekti në fidrin 6 Qafëzez në n/stacionin Mollas.

Me ndihmën e pushtetit vendor u bë e mundur hapja e rrugës dhe furnizimi me energji elektrike I fshatrave Clirim, Luaras dhe Panarit të bllokuar nga bora.

Në zonën e Fierit, është kycur pjesërisht fideri 14 në n/stacionin Selenicë pasi është përmbytur kabina e ujësjellësit Selenicë.

Në n/stacionin e Fierit, fidri Mbrostar është kycur për shkak të djegies së kabinës e për pasojë nuk marrin energji abonentët e një pjese të lagjes Mbrostar Ferko.

Në n/stacionin e Divjakës, fideri 11 është ckycur për shkak të një defekti duke lënë pa energji rretj 2800 abonentë.

Grupet e punës po punojnë për eliminimin e avarisë dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë elektrike tek abonentët.