Avari në n/stacionin Tirana 1, pa energji disa zona
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se gjatë ditës së sotme, më 23 prill, ka ndodhur një avari në n.stacionin Tirana 1.
Për eleminimin e kontaktit të dobët është stakuar energjia nga ora 08.30-10:00.
Për pasojë kanë mbetur pa energji disa zona në Tiranë, zona pranë Fushës së Aviacionit, Rruga e Durrësit, Blloku i Ambasadave, rrethinat pranë n/stacionit Tirana 1.