Avari në n/stacionin Xhuherinë, pa energji disa komuna

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se gjatë ditës së sotme, më 23 prill, ka ndodhur një avari në n/stacionin Xhuherinë .

Për pasojë nga ora 09.25 nuk kanë marrë energji disa komuna në qarkun e Vlorës që furnizohen nga ky n.stacion, komuna LLakatund e Qendër.

Grupet e punës së OSHEE janë në terren për riparimin në kohë të defektit dhe rikthimin e energjisë sa më parë tek abonentët.

Rreth orës 11.25, grupet e OSHEE kanë riparuar defektin dhe energjia elektrike është rikthyer.