Avaritë në linjat 110 kV, rikthehet energjia në disa n/stacione në Kukës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se është rikthyer energjia në linjën e transmetimit 110 kV Reps-Fushë Arrëz, pas avarisë që u shkaktua nga moti i keq me reshje bore dhe stuhi ere natën e mbrëmshme.

Gjithashtu mesditën e sotme është rikthyer energjia dhe në dy linjat e transmetimit 110 kV Fushë-Arrëz-Kalimash dhe Kalimash-Kukës.

Për pasojë janë furnizuar me energji elektrike n/stacionet Fushë-Arrëz, Kalimash, Kukës dhe Krumë të cilat mbulojnë me energji qytetet Kukës dhe Has si dhe rrethinat, pa energji komuna Shishtavec, Topojan, Zapod, Shën Meri, Surroi të Kukesit, komuna Gjinaj, Golaj, Fajza.

P energji edhe komuna Tropojë e Vjetër, Bytyc, një pjesë e Fierzës, Djeghysen.