Defekt në linjat e tensionit të lartë, disa zona në veri pa energji
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike njofton se si pasojë e defektit në linjën 110 kV të OST, e shkaktuar nga moti i keq me erë dhe reshje bore, kanë mbetur pa energji disa nënstacione.
Kështu, janë në avari: Linja 110-33 Fierzë- B.Curri, linja 110-29/1 Kalimash si dhe linja 110-24 Reps Fushë Arrëz .
Defekti në këto linja ka lënë pa energji disa n/st B. Curri, Gropaj, Fushë Arrëz, Kalimash, Krumë, Kukës.
Rreth orës 10.00 është rikthyer energjia në n/stacionin B.Curri ndërsa vijon të mos marrë energji n/stacioni i Kalimashit, Kukësit, Krumës.
Për pasojë, kanë mbetur pa energji qyteti i Kukësit, Hasit si dhe komunat përreth.
Grupet e OSHEE të Drejtorisë së Tensionit të Lartë, Veri , po punohet për riparimin e tyre.
