VENDIM
Nr. 148 Datë 26.12.2014
PËR
PËRCAKTIMIN E ÇMIMEVE TË SHITJES ME PAKICË TË
ENERGJISË ELEKTRIKE PËR KONSUMATORËT TARIFORË PËR VITIN 2015
Në mbështetje të neneve 9 dhe 26 të Ligjit Nr. 9072, datë 22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”, të ndryshuar, neneve 20 dhe 21 të Rregullave të Praktikës dhe Procedurave të ERE-s, miratuar me Vendimin e Bordit të Komisionerëve të ERE-s nr. 21, datë 18.03.2009, të ndryshuar, Vendimit nr. 80, datë 26.06.2008, “Për miratimin e metodologjisë së llogaritjes se tarifës për furnizuesin publik me pakicë të energjisë elektrike”, Bordi i Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (E.R.E), në mbledhjen e tij të datës 26.12.2014, pasi shqyrtoi aplikimin e OSHEE sh.a. për përcaktimin e çmimeve të shitjes me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët tariforë për vitin 2015 dhe relacionin e paraqitur nga Drejtoria e Tarifave dhe Çmimeve