Defekt në linjat 110 kV të OST, 15 minuta pa energji disa nënstacione

Për shkak të një defekti në linjat e OST të Celësave 110kV në N/stacionin Kashar, sot rreth orës 11:52 kanë mbetur pa energji për rreth 15 minuta, disa zona si bizneset në Autostradë, Mëzez, Vorë e Kamëz.
Nga ana e OST u morën masa për furnzimin me linjë alternative të NST Kashar dhe disa nstacioneve të tjera që u stakuan si masë sigurie pas defektit të shfaqur në Celësat 110kV ,
Aktualisht të gjitha zonat kanë marrë energji elektrike.
Ndërkohë OST po punon për zbardhjen e shkaqeve të defektit që ndodhi sot në mesditë.