Defekt në nënstacionin Uznovë, mbeten pa energji disa zona në Skrapar

Mëngjesin e sotëm një defekt në nënstacionin Uznovë, ka lënë pa energji disa zona në Skrapar. Prej disa orësh brigadat e avarisë po punojnë për riparimin e defektit.
Pa energji kanë mbetur komunat: Velabisht, Rroshnik, Poliçan, Komuna Tërpan, Bogovë, komuna Vendereshë pjesërisht, Çorovodë, Çepan, Gjerbres, Leshnjë, Potom, Qendër Çorovodë, Vendereshë, Konak.