Remonti i OST në nënstacionin Koplik, 7 Nëntor kufizime energjie në disa zona

Për shkak të remontit të planifikuar të OST në nënstacionin Koplik, në datën 7 Nëntor do të ketë kufizime energjie në disa zona në Shkodër.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.
Pa energji do të mbeten disa lagje në qytetin e Shkodrës,
Koplik, Reç, Dedaj, Zagorë, Kçarë, Omaraj, Palvarë, Demiraj, Gjorm, Dobroshë, Jubicë, Kalldrun, Kamice, Poliqan, Stërbeq, Gril, Boriç i Madh, Boriç i Vogël, Gruemirë, Rrash-Kullaj, Vorfe, Linaj, Lepurosh, Kokpapaj, Bajze, Mukset, Gradec, Rushaj, Kosan, Pjetërshan, Vukpalaj, Rrapsh, Tamarë, Selcë, Vermosh, Vukël, Qendër, Shkrel, Gruemirë, Kastrat, Kelmend.