Defekte në rrjetin elektrik dhe remont në NST Gjirokastër, 3 tetor pa energji disa zona

Njoftim për abonentët Gjirokastër dhe Sarandë

Për shkak të problemeve në rrjetin elektrik të tensionit të mesëm dhe të ulët, si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe stuhi ere kanë mbetur pa energji disa zona si:
Ksamil, Vrion, qyteti i Sarandës pjesërisht, Lazarat, Memaliaj, Livadhja, Dropulli, Delvina.
Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
Po sot rreth orës 12.20 fideri Pllakë i NST Gjirokastër është stakuar si pasojë e remontit të planifikuar nga drejtoria e Tensionit të lartë.
Ky remont do të vijojë deri në orën 16:00. Aktualisht janë pa energji disa lagje të qytetit të Gjirokastrës.