Defektet në n/stacione, OSHEE: Ja situata në vend

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka intesifikuar punën në terren për identifikimin e defekteve të shkaktuara nga moti i keq me reshje bore dhe erë në disa zona të vendit.

Kështu, nga dispeceria qendrore informohet se të gjitha grupet e OSHEE të ngritura pranë drejtorive rajonale po punojnë nga jugu në veri për riparimin e kabinave dhe transformatorëve të dëmtuar gjatë përmbytjes, gjithashtu prioritet i tyre ka qenë dhe furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike i hidrovoreve.

Aktualisht të gjithë hidrovoret janë të furnizuara me energji elektrike.

Janë në punë të gjitha 35kV dhe n/stacionet me përjashtim të linjës 35kV Selenic-Kocul-Gorisht-Amonicë.

Nga kontrolli është konstatuar këputje e shtyllës Nr 14 dhe për shkak të rrëshqitjeve të mëdha të masive të dheut rrezikohen edhe shtylla të tjera.

Në Tiranë, është stakuar fideri E5 i n/stacionit Farkë deri në orën .9.50 për gjetjen e defektit.

Në zonën e Korcës, fideri 2 Katjel në n/syacionit Përrenjas është me defekt dhe për pasojë nuk merr energji fshati Senisht.

Fideri Potgozhan në n/stacionin Guri i Kuq  është me difekt vetëm degëzimi i Bishnicës.

Pa energji është fshati Bishnicë dhe fshati Shpellë.

 Në zonën e Fierit, është kycur fideri 14 në n/stacionin Selenicë pjesërisht   pasi në këtë fider është përmbytur kabina ujësjellësi Selenicë.

Fideri Fratar në n/stacionin Pocem, është djegur kabina Kapaj 1 dhe për pasojë kanë mbetur pa energji abonentët në fshatin Kapaj.

Fideri j16, në n/stacionin Vlorë, është vjedhur 5 ml përcjellës në kabinën trifonaj për pasojë kanë mbetur pa energji disa abonentë në lagjen Cole.

Fideri J5 20 Kv Kabina ATKristo, në n/stacionin e Vlorës është tentuar vjedhja e kabllit, e për pasojë është dëmtuar kabina duke lënë pa energji 100 abonentë.

Fideri 10 kV Tale Ajror, në n/stacionin 35/10 kv Rrile ka pësuar defekt që në datën 9 shkurt e për pasojë janë konstatuar dëmtimi i 5 izolatorëve TM 10 Kv në linjë dhe 4 shkarkues në 4 kabina të ndryshme, të gjitha këto në të njëjtën fazë, këto si rezultat i shkarkimeve atmosferike.

Fideri ëshë vënë në punë ditën e djeshme.
Në zonën e Kukësit nuk ka asnjë fider me defekt.
Nga Shtabi i emergjencës në drejtorinë rajonale në Korcë, është organizuar puna me grupe për përballimin e difeketeve të shkaktuara nga moti i keq me erë dhe borë duke bërë të mundur furnizimin me energji elektrike edhe të zonave të thella.

Nga ky shtab është kontrolluar dhe drejtuar puna për përballimin e situatës së krijuar duke siguruar furnizimin me energji elekrtike të të gjithë abonentëve.

Grupet e punës së OSHEE ka bërë të mundur futjen në këto zona dhe riparimin e deekteve të përsëritura.

Zona e Lekasit furnizohet me energji elektrike.

Fidri Vithkuq dhe pjesa e linjËs ShtyllË –Cermenicë në n/stacionin e Rehovës, është me defekt dhe grupet e OSHEE-se nuk kanë mundur të hyjnë në këtë zonë të bllokur nga bora, por shtabi i emergjencës ka bashkëpunuar  me përfaqësuesit e HEC-it lokal Marjan për furnizimin me energji elektrike të zonës Lekas, duke mbajtur nën kontroll dhe riparuar defektet e herëpashershme në linjat dhe kabinat e fshatit Lekas.

Në zonën e Elbasanit, fidri Llixha 2 në n/stacionin Mjekës janë dëmtuar 2 shtylla dhe këputur përcjellësat.

Fidri 6 në n/stacionin Gramsh ka pësuar defekt në segmenti i linjës në Sojnik pasi janë këputur përcjellësat.

Për pasojë kanë mbetur pa energji rreth 1575 abonentë në fshatin Sojnik të Gramshit.

Fidri 3-Stravaj në n/stacionin Prrenjas është stakuar pasi është dëmtuar transformatori 200kVA /6kV  në kabinën Rashtan.

Për pasojë kanë mbetur pa energji rreth 1538 abonentë.