Defektet në n/stacionin e Selitës, rikthehet energjia në zonën e Komunës së Parisit

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë elektrike njofton se është riparuar defekti në fidrin 326 dhe në fidrin 330 të n/stacionit të Selitës e cila furnizon me energji, zonën pranë stadiumit “Dinamo”, një pjesë të zonës së Komunës së Parisit pjesërisht, (rruga “Osman Myderizi”, rruga “Grigor Heba”, rruga “Gjin Kuqali”), zona pranë gjimnazit “Petro Ninit”, rruga “M. Tutulani”, rruga “Vaso Pasha”, rruga “Perlat Rexhepi”, rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”, Pallatet pranë Liceut Artistik.

Aktualisht grupet e punës së OSHEE po punojnë në terren për riparimin e defektit në fidrin 253 ku është këputur një përcjellës.

Për pasojë kanë mbetur pa energji zonat Paskuqan 2, Babrru( pjesërisht), zona e Kodrës së Kuqe (2087 abonente).

Grupet e punës së OSHEE po punojnë në terren për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë tek abonentët.