Riparohen defektet në Juglindje, furnizohen me energji zonat e prekura
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton për riparimin e defekteve në rajonin juglindor si pasojë e reshjeve të dendura të borës.
Pas një pune intensive në terren, grupet e OSHEE kanë mundur të riparojnë defektet në linjat 6kV dhe 10kV me përjashtim të disa defekteve që shfaqen në kabina dhe në linjat e Tensionit të ulët.
Kështu është riparuar defekti në fiderin nr.8 të n/stacionit të Bilishtit që furnizon me energji zonën e Liqenasit, por kanë mbetur pa energji 2 kabina.
Për pasojë nuk ka marrë ende energji fshati Goricë.
Grupet e punës së OSHEE po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin sa më parë të energjisë elektrike tek këta abonentë.
Gjithashtu është riparuar dhe defekti në fiderin e Cërvenakes duke bërë të mundur furnizimin me energji elektrike të TVSH.
Megjithë vështirësitë që krijohen nga reshjet e dendura të borës po punohet për furnizimin në tensionin e ulët dhe të antenave të tjerave.
Është riparuar fidri nr.17 që furnizon zonën e Voskopojës duke bërë të mundur furnizimin me energji elektrike të zonës së Voskopojës.
Kanë mbetur pa energji rreth 45 abonentë në fshatrat Shipskë dhe Hrushovë.
Grupet e punës së OSHEE po punojnë në terren për rikthimin sa më shpejt në normalitet.
