Defektet nga moti, 11 grupe pune në Kukës për rikthimin e energjisë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se si pasojë e defekteve të shkaktuara nga moti i keq, 11 grupe pune të degës rajonale të OSHEE në Kukës po punojnë në terren për eliminimin e avarive në fidra.
Aktualisht nuk kanë furnizim me energji elektrike disa komuna në qarkun e Kukësit, komuna
Surroj, Kolshë , Malzi si dhe fshatrat Cahan, Kishaj, Mujaj, Myç-Has, Gegaj, Zhenaj.
