Pukë, moti i keq, avari në disa kabina

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se moti i keq në zonën e veriut ka shkaktuar defekte në disa kabina e për pasojë kanë mbetur pa energji disa komuna.

Për pasojë janë pa energji disa fidra në disa komuna në Pukë, e në total bëhet fjalë për 16 % të abonentëve që nuk furnizohen me energjie elektrike.

Grupet e punës të agjencisë rajonale Pukë janë në terren ku po punohet për eliminimin e avarive.