Back

Dhjetëra kallëzime në Tropojë e Kukës, skemat e reja të vjedhjes se dritave

Njesia operacionale Task Force e OSHEE Kukës dhe Tropojë, gjatë dy ditëve të fundit kane ushtruar 500 kontrolle, nga ku rezuktoi se 85% e abonentevë ishin debitorë, duke kryer kështu prerjen e energjise elektrike.
Sakaq, janë shoqëruar ne polici dhjetëra abonente, të cilet vidhnin energjine me grepa, kishin nderhyrë në matës, nuk kishin kontrata, etj.
Kështu, abonenti Haxhi B. nga Tropoja shoqërua në polici pasi u konstatua me matës të shkëputur nga muri. Duke qene matës mekanik, aparatin e ulte me koke poshte dhe për pasojë pajisja nuk shenonte konsum.
Përmes kesaj skeme ai furnizonte edhe shtëpine e djalit qëkishte ngjitur.
Tjeter rast nga Tropoja i takon abonentes Shqipe A., e cila merrte energji elektrike duke lidhur kabllin direkt me shtyllen, pa matje.
Në hetim është përfshirë dhe qiraxhiu qe jetonte ne banese, ku dushohet se lidhja mund të jetë bërë nga ai vet.

Tjetër arrestim shënohet serish në Tropojë, ku abonenti privat Bashkim Gj., ushtronte aktivitet lavazhi duke mos patur as matës dhe as kontratë me OSHEE, pra furnizohej direkt nga shtylla duke iu shmangur detyrimit.

Sakaq, OSHEE Kukës ka denoncuar rastin e vjedhjes së 200 metra linje e Tensionit të Ulet, duke lene pa drita 39 abonentë të zones se Tërthores. Mesohet se demi është riparuar dhe abonentet kane marrë energji.
image1