Back

Durrës, eliminohen defektet, nis furnizimi me energji

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se ka eliminuar defektin në n.stacionin Shkozet-Shijak, shkaktuar natën e 17 qershorit si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.
Grupet e punës së OSHEE punuan gjatë gjithë ditës së sotme në terren e për pasojë, kanë marrë furnizim normal me energji elektrike n.stacionet: Durrës , Porto Romano , Shijak , Manzë, Vorë, Fllakë dhe subjektet 35/0.4 kV.
Rreth orës 14 .00 të ditës së sotme nisi furnizimi normal me energji elektrike i abonentëve që mbulohen nga këto n/stacione.
Kështu në morën energji abonentët që jetojnë në Durrës, Shijak, Tiranë, banorët e ish zonës së Kënetës, burgu, Spitalla, Bisht-Palla, fshati Rinia, fabrika e Kartonit si dhe Hidrovori.
Në Shijak u furnizua me energji zona e “4 rrugëve të Shijakut”, komunat: Gjepalaj, Këneta, Rreth, Romanat, Shkallnur, Sukth-Perimore, Goxhas, Xhafzotaj fermë, Katundi I Ri, Qerreti, Sukth-fermë, Metallaj, Karpen, Maminas (pjesërisht).

Energji morën dhe qyteza Manzë, fshatrat: Kullë, Hamalle, Sektor-fermë, Rrushkull, Jubë, Rrubjekë, mradë, Bilalaj, Shkafane, Ishëm, Kepi i Rodonit, Gjiri i Lalzit, Hidrovori.
Me energji u furnizuan dhe rrethinat e Vorës si Marqineti, Gërdeci, Bërxullë, Gjokaj, Ura e Limuthit, zona e stacionit të trenit Vorë, Marikaj, zona Vorë-Rinas, zona Vorë-Prezë, ujësjellësi I Vorës si dhe subjektet private: pulari “Duka”, kantina e Verës, “Deka”, impiant “Gazi”, “Plastika”, karburant “Kastrati” dhe “Elda”, “Diamanti” , pulari “Deda”, “Metali”, Alumini”, “Agro-Blend”, “Mermeri”, “Salillari”, fabrika e Këpucëve, “Maminas-roba”, karburant “Elda”, hotel “Kastrati”.

Leave A Reply