Eliminohen problemet me energjinë në Skrapar, normalizohet situata
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se në 48 orët e fundit, grupet e punës së OSHEE punua me intesitet për normalizimin e situatës dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët në Skrapar që shfaqën probleme nga shkarkimet elektrike si pasojë e motit të keq gjatë fundjavës.OSHEE thekson se nuk bëhet fjalë për 5 ditë ndërprerje të energjisë elektrike, por si pasojë e motit të keq të fundjavës, pati problem me linjat e tensionit të lartë.
Nga 40 fshatra që shfaqën probleme me furnizimin me energji elektrike, sot në ora 08.05 kanë marrë energji pjesa më e madhe e abonentëve.
Aktualisht po punohet për riparimin e defektit në një kabinë që furnizon me energji rreth 91 abonentë.
Grupet e avarive janë në terren dhe po punojnë për rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët.
