Ersekë, punime në n/stacion, kufizim energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të stakojë energjinë në N/Stacionin Ersekë nga ora 10:30 deri në orën 12:30.

Për pasojë do të ketë mungesë të energjisë gjatë këtyre intervaleve kohore në rethin e Ersekës: Bashkia Ersekë; Bashkia Leskovik ; Komuna ‘’Barmash’’; Komuna ‘’Novoselë’’; Komuna ‘’Qendër Ersekë’’; Komuna ‘’Qendër Leskovik’’; Komuna ‘’Mollas’’; Komuna ‘’Çlirim’’; Komuna ‘’Vithkuq’’, Hecet ‘’ Trecka 1 dhe 2’’; ‘’Barmash’’.