Back

Ftesë për ofertë

Të nderuar,

Shoqëria “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Group” Sh.A., si dhe tre shoqëritë e kontrolluara “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes” Sh.A., “Furnizuesi i Shërbimit Universal” Sh.A., dhe “Furnizuesi i Tregut të Lirë” Sh.A., me qëllim realizimin e veprimtarisë së tyre të përditshme, kërkojnë të nënshkruajnë kontratë me 1 (një) noter/e për kryerjen e shërbimeve noteriale, me afat 1 (një) vjeçar.
Jeni të lutur të paraqesni ofertën tuaj pranë protokollit të zyrave qëndrore të OSHEE GROUP Sh.a., me adresë: Bulevardi “Gjergj Fishta”, Ndërtesa Nr. 88, H. 1 Njësia Administrative Nr. 7, 1023, Tiranë, nga data 12.10.2023- 17.10.2023 (ora 08:00 – 16:30).
Faleminderit!