Investimet në rikonstruksionin e kabinave, ja zonat ku do të punohet nesër më 12 maj

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të investimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave, nesër në datën 12 maj, do të ketë kufizime energjie në këto zona.
Punime në kabinën “Prasling” dhe “Colombo 2/1”, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00
Pa energji do të mbeten abonentët që banojnë në rrugën “Bill Klinton”, rruga “Shkëlqim Fusha”, pranë Kodrës së Diellit pjesërisht.
Punime në kabinën “Ndre Mjeda 2”, nga ora 10:00-13:00
Pa energji do të mbeten abonentët që banojnë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.