Investimet në kabina, nesër në 11 maj, kufizime energjie në zonën e Rrugës së Kavajës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se nesër, në datën 11 maj, do të kryhen punime në kabinën 7 në Tiranë, në kuadër të investimeve për rikonstruksionin e kabinave.
Gjatë intervalit kohor 10:00-13:00, do të ketë kufizime të energjisë në zonën e rrugës së Kavajës, midis rrugës “Muhamat Gjollesha” dhe rrugës “Frederik Shiroka”, pjesërisht.