Investimet në rrjetin elektrik, kufizime energjie në datën 13 shkurt në disa zona në Tiranë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të investimeve në rrjetin elektrik të Tiranës, në datën 13 shkurt do të kryhen punime në disa kabina që furnizojnë me energji disa zona të Tiranës.
Ora 09.30 – 15.30
Zona pa energji: rruga e Barikadave pjeserisht
Ora 09.30 – 14.30
Zona pa energji: rruga “Haxhi Hysen Dalliu” pjesërisht, midis rrugës “Don Bosko” dhe rrugës “Asim Vokshi” pjesërisht
Ora 09.30 – 15.30
Zona pa energji: Pranë Zogut të Zi pjesërisht.
Ora 09.30 – 15.00
Zona pa energji: Midis rrugës “Pavarësia” dhe rrugës “Vangjel Noti” pjesërisht
Ora 09.00-15.00
Zona pa energji: rruga “Ana Komnena”, afër Fushës së Aviacionit pjesërisht
