Investimet në Tiranë, kufizime energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të investimeve që po kryhen në Tiranë për fuqizimin e rrjetit elektrik do të kryhen punime në disa kabina.
Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-14:00 e për pasojë do të ketë kufizime energjie në këto zona: rruga “Muhamet Gjollesha”, Fakulteti Ndertimit, rruga “Jordan Misja”, afër Unazës pjesërisht rruga “Ludovik Shllaku” pjesërisht, afër Sheshit “Avni Rustemi”, rruga e Elbasanit afër Liceut Artistik pjesërisht.