Investimet në Tiranë, në datën 1 shkurt kufizime energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve në kuadër të investimeve që po kryhen në Tiranë për fuqizimin e rrjetit elektrik, nesër në datën 1 shkurt do të punohet në disa kabina, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00.
Gjatë kësaj kohe pa energji do të jenë këto zona: rruga e Elbasanit afër Liceut Artistik pjesërisht, rruga e Durrësit pjesërisht,
Bulevardi “Zogu I” pranë Maternitetit të Vjetër pjesërisht, rruga “Muhamet Gjollesha”, Fakulteti i Ndërtimit