Investimet në Tiranë, kufizime energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve që po kryhen për fuqizimin e rrjetit elektrik në Tiranë, do të ketë kufizime të energjisë në disa zona në kryeqytet.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10:00 – 14:00.
Gjatë kësaj kohe pa energji do të jenë këto zona: rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Inxhinierisë së Ndërtimit pjesërisht.
Zona midis rrugës “Margarita Tutulani” dhe rrugës “Zef Jubani” pjesërisht.