Investimet në Tiranë, në datën 13 prill kufizime energjie në zonën e Unazës së Re

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, njofton se për shkak të investimeve që po kryhen në rrjetin e shpërndarjes në kryeqytet, nesër, datë 13 prill, në intervalin kohor 08:30-13.30, do të ketë kufizime energjie në zonën e Unazës së Re, pjesërisht.