Punimet e OST, në datën 14 prill kufizime energjie në disa zona në Elbasan

Me kërkesë të OST e cila do të kryejë punime për riparimin e përcjellësit në linjën 110kv L110-14 Elbasan 220kV – Cerrik, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, do të stakojë energjinë në nstacionin Cërrik, në datën 14 prill, nga ora 08:00-16:00.
Për pasojë do të mbeten pa energji këto zona në Elbasan: Komuna Bradashesh, fshatrat Pajengë, Gracen, Petresh, Jetesh, Tërbac, Shëmhill, Bradashesh.