Investimet në Tiranë, në datën 3 shkurt kufizime energjie në disa zona

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të punimeve në disa kabina në kuadër të investimeve për fuqizimin e rrjetit elektrik, nesër në datën 3 shkurt, do të ketë kufizime energjie në disa zona të vendit.
Zonat pa energji gjatë intervalit kohor 09.00 – 14.00 janë:
Rruga “Muhamet Gjollesha”, Fakulteti i Ndertimit, dhe vilat pas Fakultetit të Ndërtimit, rruga “Sami Frashëri” afër pallateve “Agimi” pjesërisht, rruga e Elbasanit afër Liceut Artistik pjesërisht