Back

Investimet në Tiranë, OSHEE kufizim energjie në disa zona

882738_10153386216971523_6151954549916931767_o

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se sot më datë 26 maj, do të stakojë energjinë elektrike në disa zona për shkak të punimeve që po kryhen në kuadër të investimeve në rrjetin e shpërndarjes në Tiranë.
Punimet do të kryhen në intervalin kohor 09:00-13:00 dhe gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji: Paskuqan, Babrru, Zona e Kodrës së Kuqe.
Nga ora 10:00-14:00 do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të tjera të kryeqytetit, për shkak të punimeve në n/stacionin rajonal: Paskuqan, Kodër-Kamëz, Bathore (pjesërisht),Universiteti i Kamzës.
Po sot në oraret 09:00-14:00 do të ketë stakim për masë sigurie në një fider të n/stacionit Dinamo dhe Valiasit e për pasojë do të mbeten pa energji zona e Paskuqanit, lagjia 2,3 dhe 5 në Bathore, Bregu i Lumit, Valias, pallatet parafabrikate Kamëz.