OSHEE shton shërbimet për biznesin, shkurtohen afatet dhe procedurat për lidhjet e reja

ari luarasi 1

Këshilltari teknik i administratorit të OSHEE, Ardian Luarasi, shpjegoi sot para medias ndryshimet thelbësore të procesit të lidhjes së energjisë për konsumatorin, propozime këto, të nxjerra nga analiza e grupit të punës nga disa institucione, bazuar mbi rezultatet e raportit të fundit “Doing Business 2015” të Bankës Botërore.

Propozimi i parë, është krijimi një sporteli të vetëm “one stop shop” për procedurat e lidhjes me rrjetin energjetik. Nëse sot duhet të plotësohen 21 procedura dhe subjekti vjen në OSHEE 6 herë, deri në miratimin e lidhjes me energjinë, me propozimet e reja, procedurat shkurtohen në 11 dhe në institucion troket vetëm 2 herë. (nëse e bën pagesën online, atëherë 1 herë).
Pra, i gjithë procesi i miratimit të lidhjes, nis dhe mbyllet brenda OSHEE, pa qenë nevoja të shkojë në IQT, etj.

Propozimi i dytë, ka të bëjë me ndërtimin e të gjitha kabinave dhe rrjetit elektrik nga OSHEE.
Aktualisht, biznesi i ndërton vet kabinat dhe rrjetin elektrik, me çmimet e tregut. Në përfundim të këtij procesi, OSHEE duhet japë aprovimin për lidhjen me energji, por duke qenë se tregu i ndërtimit të kabinave dhe i rrjetit elektrik, është i lirë dhe i parregulluar, standardi dhe cilësia e pajisjeve linte shumë për të dëshiruar, duke sjellë në jo pak raste djegie të pajisjeve, transformatorit, avari në linja dhe mungesë te energjisë elektrike.
Mungesa e sigurisë teknike dhe e standardit të duhur te kabinat e ndërtuara nga privati, sillte mosaprovim nga OSHEE për lidhjen në rrjet, dhe për rrjedhojë, BB e regjistronte si vonesë në procedurës e miratimit. Gjithashtu , në shumë raste edhe pse nga OSHEE ishte dhënë miratimi për ndërtimin e kabinës, bisnesi për shumë arsye nuk e ndërtonte atë për një farë kohe deri në disa muaj.
Kjo ndikonte negativisht në indikatorët “ Doing Business” duke e përllogaritur të gjithë kohën si kohë të nevojshme për funizimin me energji elektrike.
Për të shmangur këto problem, mbeshtetur ne rekomandimet e “ grupit nderinstitucional “ Doing Business” , OSHEE do të marrë përsipër t’i ndërtojë vet kabinat dhe rrjetin elektrik për privatin, shërbim i ri I cili kërkon dhe nje miratim të tarifës nga ERE .
ERE, mbi bazën e cmimeve referencë të tregut, manualit teknik dhe indeksit, do të vendosë për tarifën e këtij shërbimi të ri, që lidhet me ndërtimin e kabinës, në varësi të kapacitetit, shtrimit të linjës në varësi të tensionit; i ulët, i mesëm apo i lartë, dhe gjatësisë.

“Në rrjetin tone, sot kemi, nga 25 mijë kabina elektrike, 13 mijë janë private, shumica e të cilave nuk mirëmbahen asnjehere.

Ana ligjore e deritanishme, duke qene qe pajisjet e ketyre kabinave nuk jane prone e OSHEE-se, nuk e lejon OSHEE t’i mirëmbajë, por defektet në këto kabina stakojnë fidera të tërë, ku minimalisht një fider mbulon me energji 13 mijë banorë.
OSHEE, në jo pak raste është përballur me situata të tilla, kur digjej transformatori në një kabinë private dhe kompania (ligjërisht) , edhe pse ishte furnizuesi me energji elektrike I ketyre abonenteve, nuk mund të ndërhynte pr ta zëvendësuar, pasi ky transformator nuk është pronë e saja, por e një x subjekti privat, i cila nuk e mirëmbante”, tregoi për mediat, Luarasi.

Për këtë qëllim, OSHEE ka kërkuar në draft, që “të gjitha pajisjet elektrike të kabinave të administrohen nga kompania e Shpërndarjes së Energjisë (OSHEE) dhe të mirëmbahen nga ajo”.

Nëse biznesi vullnetarisht, nuk do t’i kalojë këto asete tek OSHEE, atëhere, me ligj, mirëmbajtja do të bëhet nga kompania OSHEE dhe tarifa e këtij shërbimi, të miratuar nga ERE, do të paguhet nga subjekti privat që ka në pronësi kabinën.

Propozim tjetër, ka të bëjë edhe me ndërtimin dhe mirëmbajtjen e linjave, sidomos në zonat rurale, të shtrira në disa km, dhe ku aktualisht janë në kushte tejet kritike. Sipas rregullores, deri në 50 m nga pika e lidhjes, OSHEE merr përsipër kostos e shërbimit dhe ndertimit mbi këtë gjatësi linje, pra diferencën, e paguan subjekti privat.
Tarifa dhe gjatësia e linjës që është detyrim ligjor i OSHEE nuk është kërkuar të ndryshohet , dhe do të qëndrojë si në rregulloren e mëparshme.

Tjetër propozim, ka të bëjë me kabinat që janë brenda objektit të subjektit privat, duke sjellë pengesë në realizimin në kohë të riparimit kur ka defekt.

“Për këtë OSHEE ka kërkuar që aksesi i ketyre kabinave të jenë jashtë objektit privat”.

Të gjitha këto propozime, si miratimi i procedurave brenda OSHEE sipas sistemit “one stop shop”, ndërtimi i kabinës dhe i rrjetit, po nga kompania, do të sjellin padyshim shkurtim të afatit në procesin e lidhjes së energjisë të biznesit, nga 177, në 50 ditë, por mbi të gjitha një standard dhe cilësi shumë herë më të lartë të furnizimit me energji elektrike.
Për këto shërbime të reja, si ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit dhe kabinave, pritet që ERE të marrë një vendim në qershor.