Investimi në kabina, 6 dhjetor kufizime energjie në disa zona në Tiranë

Për shkak të rikonstruksionit që po kryhet në kabinën “1 Maji 4” në kabinën “1 Maji 3” dhe në kabinën “Puna 3” të nënstacionit Selitë, nesër 6 dhjetor do të stakohet energjia elektrike në disa zona.
Punimet kanë të bëjnë me instalimin e çelave të rinj dhe panelit të tensionit të ulët.
Stakimi i energjisë do të kryhet gjatë intervalit kohor 9.00-14.00 dhe pa energji do të jenë; Rruga “Mustafa Qosja” pjesërisht, rruga “Sulejman Delvina” pjesërisht, rruga “Komuna e Parisit” pjesërisht, zona midis rrugës “Njazi Demi” pjesërisht dhe Bulevardit “Bajram Curri” pjesërisht, rruga “Myslym Shyri” pjesërisht