Remont në traktin 35kV në Nënstacionin Tirana 1 220kV, 5 dhjetor kufizime energjie në disa zona

Për shkak të remontit në traktin 35kV në Nënstacionin Tirana 1 220kV, të Linjës 35kV L30-1/1 Tirana 1 220kV – Kinostudio, në datën 5 dhjetor do të punohet në intervalin kohor 03:00-06:00.
Pa energji do të mbeten; Rruga “Aleksandër Moisiu”, Insituti i Shëndetit Publik (ISHP), ISUV (Instituti i Studimeve Universitare Veterinare) dhe zona pranë saj, Rruga “Sotir Caci”, Tufinë fshatrat Tujan, Ferraj, Carrë, Komuna Dajt (pjesërisht), Babrru (pjesërisht). Lanabregas, Bregas, Linzë, Shkalle, Darshe, Qafë Mollë, Shupal, Selitë e Malit, Zall Dajt, Shën Gjergj, Verri, Zall Bastar, Murrizë, Vilëz, Zgurë, Shënmëri, Dom, Fag, Derje.