Kukës, dëmet në rrjet, rikthehet energjia në disa komuna

Reshjet e borës në qarkun e Kukësit kanë shkaktuar dëme në rrjetin energjetik.

Por puna e kryer në terren nga grupet e OSHEE, ka bërë që të rikthehet energjia në disa zona.

Aktualisht, ka kufizim të energjisë elektrike në komunën Bushtricë, me fshatrat Barriq, Vilë, Shpat, Nangë, fshati Topojan.

Pa energji pjesërisht kanë mbetur komunat Kolsh, fshatrat Mycmamëz, Surroj, Shëmri, Gdheshtë, Pistë, Spac, Dukagjin, Shikaj, Shtanë.

Defekte janë shfaqur dhe në zonën e Hasit ku si pasojë e dëmtimit të shtyllave e kabinave kanë mbetur pa energji fshati Nikoliq, komuna Golaj, fshatrat Kishaj dhe Pogaj në komunën Gjinaj, si dhe komuna Fajza.

Në zonën e Tropojës, ka probleme me energjinë komuna Fierzë, fshati Degë.

Grupet e punës së OSHEE, po punojnë për riparimin në kohë të defekteve dhe rikthimin e energjisë elektrike tek të gjithë abonentët.