Shkodër, dëmet nga moti, OSHEE vijon punën në terren

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se ka marrë të gjitha masat për normalizimin e situatës së furnizimit me energji elektrike në zonat ku moti i keq dëmtoi rrjetin energjetik.

Kështu, në zonën e Shkodrës, është organizuar puna nga drejtoria rajonale e OSHEE për riparimin e defekteve të shkaktuara nga reshjet e borës dhe shirat e ditëve të fundit.

Gjatë këtyre ditëve janë konstatuar rrëzim të shtyllave dhe dëmtim i tyre, dëmtim i traversave, izolatorë dhe këputje përcjellësash.

Sipas informacioneve të grupeve të punonjësve të OSHEE në terren konstatohen reth 64 shtylla të rrëzuara të tensionit të mesëm dhe 75 shtylla të tensionit të ulët, rreth 70 shtylla drurir të rrëzuara, 490 kg përcjellës të këputur, 110 izolatorë të tensionit të mesëm të dëmtuar dhe 142 të tensionit të ulët, rreth 22 traversa të tensionit të mesëm të dëmtuar dhe 18 të tensionit të ulët.

Ndonëse terreni është mjaft i vështirë, edhe gjatë ditës së sotme vijon puna për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i keq.