Linja Tiranë-Podgoricë, kufizim energjie 21-27 korrik në disa zona të Lacit
Me kërkesë të OST, e cila po vijon punimet për linjën ekzistuese 400 kV Tiranë-Podgoricë, në kuadër të implementimit të projektit “Linja e Trasmetimit 400 kV Shqipëri – Kosove (Tiranë – Morinë)”, OSHEE njofton se do të stakojë energjinë elektrike në n/stacionin Laç-2.
Punimet janë planifikuar të zgjasin gjithsej 7 ditë, nga ora 08:00 – 18:00.
Gjatë këtyre ditëve, zonat pa energji në rethin Kurbin do të jenë: komuna Milot me fshatrat : Milot, Mali Bardhë, Shetë, Skuraj dhe Ujësjellësi Milot.
