Remontet e OSHEE, më 22 korrik, kufizim energjie në Shkodër
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE,
njofton se në datën 22 korrik, do të stakojë energjinë në n.stacionin Shkodra 1, për shkak të punimeve që do të kryejë OST.
Punimet do të kryhen gjatë intervalit kohor 10.00-13.00.
Gjatë kësaj kohe do të mbeten pa energji fshatrat:
Bardhaj, Grudë, Guci, Hot i Ri, komuna Postribë me fshatrat: Mes, Drisht, Domen, Prekal, Kir.
