Mbi ndryshimin e pronarit te aksioneve te Shoqerise “OSHEE” Sh.A

Ne mbeshtetje te ligjit Nr. 9901, date 14.04.2008 “Per tregtaret dhe shoqerite tregtare” dhe ne zbatim te Vendimit te Keshillit te Ministrave Nr. 317, date 2016 “Per percaktimin e autoritetit publik qe perfaqeson shtetin si pronar te aksioneve te shoqerive te sektorit te energjise elektrike”, me Urdherin Nr. 209, date 30.06.2016, Ministri i Energjise dhe Industrise, ne cilesine e Aksionarit te Shoqerise “OSHEE” Sh.A, ka emeruar si anetare te Keshillit te Mbikqyres te Shoqerise:

• Z. Ilir BEJTJA, Kryetar,
• Znj. Entela ÇIPA, Anetar,
• Z. Agim BREGASI, Anetar,
• Z. Tommy KOLA, Anetar,
• Z. Stefanaq KOÇOLLARI, Anetar,
• Znj. Ilda MALILE, Anetar.

Ne zbatim te legjislacionit ne fuqi, eshte bere regjistrimi i ketij Urdheri ne Qendren Kombetare te Biznesit, pra pasqyrimi i tij ne ekstraktin e Shoqerise “OSHEE” Sh.A.