OSHEE rrit nivelin e pagave për punonjësit e terrenit
Në zbatim të Ligjit të ri të Sektorit të Energjisë Elektrike, në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi Nr.574, datë 3.8.2016 “Për miratimin e trajtimit financiar të personave përgjegjës për menaxhimin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes sha”.Fondi i pagave të shoqërisë në vitin 2016, pëson një rritje prej 28.73% në krahasim me vitin 2015. Nga ky fond, 98.46% e tij shkon për rritjen e nivelit të pagave për punonjësit e nivelit të ulët në drejtoritë rajonale dhe ato të tensionit të lartë. Pjesa e rritjes në Drejtorinë e Përgjithshme parashikohet gjithashtu për pozicionet shofer, recepsionist, magazinier, teknik, dispecer, arkivist, operator.
Pagat e nivelit të lartë menaxhues të kompanisë nuk ndryshojnë. Ato mbeten të njëjtat e caktuara që në vendimin Nr.21, datë 18.02.2013 të Entit Rregullator të Energjisë.
OSHEE vlerëson se skema e re e pagave do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e performancës së shoqërisë për vitin 2016. Personeli do të motivohet për performancë më të mirë si dhe për përmirësimin e mëtejshëm të produktivitetit e rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj klientëve. OSHEE beson se rritja e kompensimit financiar të punonjësve shkon paralel me reflektimin e rritjes së treguesve financiarë të shoqërisë.
Përfituesit e rritjes së pagave të ndara në pozicione pune në Drejtorinë e Përgjithshme dhe Drejtoritë Rajonale & Tensionit të Lartë
| Pozicionet | Nr. personelit | Rritja ne % | |
| Drejtori te Pergjithshme | Shofer | 14 | 0.14 |
| Recepsioniste | 3 | 0.05 | |
| I caktuar ne magazine | 1 | 0.02 | |
| I caktuar teknik | 2 | 0.05 | |
| Dispecer | 8 | 0.08 | |
| Arkivist | 6 | 0.10 | |
| Operatore te faturimit | 1 | 0.01 | |
| Specialiste | 55 | 1.03 | |
| Shef sektori | 4 | 0.06 | |
| TOTAL | 94 | 1.54 | |
| Drejtori Rajonale & TL (terreni) | Arketar | 257 | 5.38 |
| Asistent & I caktuar | 126 | 2.15 | |
| Specialiste | 999 | 14.54 | |
| Elektriciste | 2440 | 48.85 | |
| Lexues | 799 | 17.09 | |
| Drejtor Njesie | 2 | 0.02 | |
| Shef Axhensie | 18 | 0.23 | |
| Shef Dege & Sektori | 109 | 1.33 | |
| Shef Grupi, Ekipi, N/st. | 384 | 8.26 | |
| Shofere | 37 | 0.61 | |
| TOTAL | 5171 | 98.46 | |
| TOTAL I PERGJITHSHEM | 5265 | 100.00 | |



