Moti i keq, avari në disa fidra, OSHEE grupe pune për riparimin e defekteve
Operatori i Shpërndarjes së energjisë, OSHEE, bën me dije se për shkak të erës së fortë ka pasur stakim të disa fidrave të tensionit të Mesëm.
Në zonën e Burrelit, drejtoria rajonale ka ngritur 18 grupe pune të cilat po punojnë në terren për vënien sa më shpejt në punë të këtyre fidrave.
Deri tani vazhdojnë të stakuar 4 fidra e për pasojë nuk kanë energji zonat në fshatrat Fushëkuqe, Bllicë, Perlat, Prosek, Thell.
Në n/stacionin e Fushë Kuqes, fidri Gorre ka lënë pa energji Fushë Kuqen.
N/stacioni Mamurras, Fidri 2 është stakuar pjesërisht vetëm një degëzim i tij.
Pa energji ka mbetur pjesërisht zona e Mamurrasit, për shkak të daljes jashtë pune të 27 kabinave.
Në n/stacionin Fushë Alije, është stakuar fidri Sllove pasi po punohet për zëvendësimin e transformatorit të djegur 250 kV në kabinën Bllice.
Brenda 2 orësh grupet e punës së OSHEE pritet të vënë në punë transformatorin e ri.
Në n/stacionin Rrëshenit është stakuar fidri 2 pjesërisht pasi ka defekt dhe për pasojë kanë mbetur pa energji fshatrat Perlat, Prosek.
Në n/stacionin Kurbnesh, është stakuar Fidri 5 dhe grupet janë duke punuar për kontrollin e linjës.