Moti i keq, avari në rrjet, të gjitha hidrovoret furnizohen me energji

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se si pasojë e shkarkimeve atmosferike gjatë natës dhe orët e para të ditës së sotme, në disa n.stacione ka pasur avari që kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të vendit.

Probleme u shfaqën në zonat Shkodër, Fier, Gjirokastër, Berat, Tiranë kryesisht në zonat rurale.

Në Tiranë, grupet e OSHEE janë në gadishmëri dhe po punojnë për riparimin e defekteve në 4 fidera që mbulojnë me energji zonën e Paskuqanit, Farkës, Saukut, Ibë.

Në Durrës, ka pasur defekt në 3 fidera që mbulojnë me energji qytetin e Krujës, Hamallaj, Xhafzotaj.

Sipas informacioneve janë duke punuar 6 grupe të OSHEE-se për riparimin e difektit.

Vazhdon puna për riparimin e defekteve në 5 fidera në rajonin e Shkodrës, kryesisht në zonat rurale.

Fidrat me defekt janë të amortizuar dhe në terren po punojnë 8 grupe të OSHEE-së.

Në Fier, vazhdon puna për riparimin e defekteve në 2 fidra, që mbulojnë me energji zonat rurale.

Fidrat me defekt janë të amortizuar dhe në terren po punojnë 8 grupe të OSHEE-së.

Në Berat, po punohet për riparimin e defektit në një fider që mbulon zonat rurale.

Brigadat e OSHEE po punojnë megjithë terrenin e vështirë.

Në Burrel, vazhdon puna për riparimin e 5 fidrave me defekt.

U riparua defekti në transformatorin 100/6 kv në n.stacionin Gjirokastra 1, gjithashtu u vunë në punë

fidrat Mëcitë, Lazarat, Pllakëz, Zagori duke rikthyer energjinë në lagjen 11 Janari, Kala dhe Manalat të qytetit të Gjirokastrës.

Energjia është rikthyer dhe në Lazarat, Lagjia Pllakë, Dunavat dhe Kërcullë, Arshilengo, Komuna Antigone; Bulo, Libohevë.

Theksojmë se Hidrovoret janë të furnizuar me energji elektrike dhe grupet e OSHEE-se janë në gadishmëri.