Shirat shkaktojnë probleme me rrjetin, vijon puna në terren për eliminimin e defekteve

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se për shkak të reshjeve të shiut të rëna gjatë natës, në disa zona të vendit ka pasur difekte të cilat janë riparuar në pjesën më të madhe të tyre.

Grupet e punës së OSHEE vijojnë punën në terren për të eliminimuar defektet dhe rikthyer energjinë tek të gjithë abonentët.

Nga informacioni i orës 15.00 ka pasur mungesë të energjisë në 7 fidera, ndërsa ka pasur defekte në disa kabina në rrjetin e tensionit të mesëm dhe të ulët.

Ndërsa vijon të jenë pa energji, një fidër tek “Zogu i Zi” i cili është stakuar për masë sigurie, si dhe në fshatin Kasallë dhe Paskuqan, dy kabina në të cilën po zëvendësohen transformatorët.

Kështu, linja 35 kV Plastmas-Divjakë është në avari por nuk ka mungesë të energjisë, pasi konsumatorët furnizohen me një tjetër linjë Rrogozhinë-Divjakë.

Në Tiranë, për shkak të defektit në një fider kanë mbetur pa energji për disa orë, Komuna e Parisit, Valiasi dhe Mulleti, por rreth orës 15.00 abonentët e këtyre zonave janë furnizuar normalisht.

Në Vlorë, është pa energji një fider i cili mbulon zonën e Smokthinës.

Në Korcë rezulton pa energji një fider që mbulon zonën e Moglicës.

Sipas informacionit nga drejtoria rajonale e OSHEE, Shkodër, për shkak të mungesës së energjisë në një fider janë pa energji Vau i Dejës dhe Kallmeti në Lezhë.

Në Burrel janë pa energji 3 fidera dhe zona që furnizohet nga ky fider është Gurrëz-Lac.

OSHEE njofton se janë marrë të gjitha masat që të mos ketë ndërprerje të energjisë në Hidrovore të cilat janë të gjitha në punë dhe grupet e punës janë në gadishmëri për të siguruar mbarëvajtjen e tyre.