Moti i keq në veri, defekte në rrjetin elektrik

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë njofton se për shkak të reshjeve të dendura të borës në zonën e Kukësit, janë rrëzuar shtylla dhe janë këputur përcjellësa duke shkaktuar defekte të rënda në rrjetin elektrik.

Grupet e punës së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për eliminimin e defekteve.

Gjatë mbrëmjes së djeshme, është stakuar fidri 10 kv i ujësjellësit Valbonë që merr energji nga n/stacioni Bajram Curri për shkak të thyerjes së shtyllës së betonit që zbret nga Valbona.

Për pasojë kanë mbetur pa energji disa fshatra si Maskollatë, Qendër Valbonë, Rranxa etj

Megjithë vështirësitë e terrenit të shkaktuar nga reshjet e borës, grupet e OSHEE po punojnë për zëvendësimin e shtyllës së thyer dhe vënien në punë sa më parë të këtij fidri.

Po mbrëmë rreth orës 18.00, është stakuar fidri Lekbibaj i n/stacionit Gropaj që furnizon me energji fshatrat Btosh, Shën Gjergj, Lekbibaj, Gjonpepaj,etj.

Gjatë natës dhe sot kanë mbetur pa energji rreth 327 abonentë pasi është këputur përcjellësi në tension të Mesëm dhe ka rënë mbi lumë.

Punonjësit e OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike sa më shpejt.